Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka ndezur kryeqytetin mbrëmjen e sotme me këngët e saj.
Por të pranishmit e shumtë të ndodhur në sheshin “Skënderbej” nuk mundën të mos kërcenin kur Rita ia mori valles së Rugovës.
Ajo e miksoi me një tjetër këngë të huaj të saj, duke sjellë një remix ndryshe.
Më herët Rita kendoi kengen e saj me te fundit te publikuar “Soul Survivor” qe do te jete pjese e albumit qe ajo tha se do ta nxjerre kete vit, transmeton Balkanweb.