“Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të bëhen kurrë bashkë”, Bebe Rexha thotë se u mundua t’i pajtojë dy vajzat nga Kosova


Bebe Rexha ka kompozuar për disa nga artistët më të mëdhenj në botë, është nominuar për çmimet ‘Grammy’ dhe shiti më shumë se 10 milionë kopje të këngës së saj hit “Meant To Be”.
Por ka një gjë që ajo nuk mund ta shtojë në listën e saj të arritjeve – ndreçjen e raporteve mes Dua Lipës dhe Rita Orës.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane publikoi së fundmi albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, dhe i mungonte një këngë – bashkëpunim midis saj, Ritës, Duas dhe Ava Max, që të gjitha kanë prejardhje shqiptare.
Në një intervistë të fundit për The Sun, ajo tha se bashkëpunimi i famshëm tani beson se nuk do të ndodhë kurrë për shkak të grindjes midis yjeve.

Në një përgjigje të formuluar me kujdes kur u pyet për marrëdhëniet mes vajzave shqiptare, Bebe Rexha tha: “Unë kam provuar vërtet. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht atje ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku”.

Baby Boo