Ristoska: Politikanët të mos e shfrytëzojnë PSP-në si thes boksi


Ish prokurorja speciale Lençe Ristoska ka mbështetur kolegët e saj nga ish PSP-ja, të cilët siç thotë janë nënçmuar nga presidenti Stevo Pendarovski sepse në fjalimin e tij në Ilinden PSPnë e quajti si kr*im i organizuar. Siç shprehet ajo, autoriteti i tij ndikon në krijimin e perceptimit dhe mendimit publik për arsyet pse më nuk ekzi*ston Prokuroria Speciale Publike.

“Mbështes reagimin e kolegëve për deklaratën e presidentit Pendarovski. Kur presidenti i shteitt jep kualifikim të gjeneralizuar se i gjithë institucioni, duke aluduar në PSP është bërë pjesë e kri*mit të organizuar jo vetëm që ka shpallur të pavërteta dhe shp*ifje të cilat prekin kredibilitetin e të gjithë atyre që kanë punuar në Prokurorinë Speciale Publike dhe në punën e tyre, jo vetëm që shk*elë parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë por edhe nga pozita e autoritetit ndikon në krijimin e perceptimit dhe mendimit publik për arsyet përshkak të cilave nuk ekz*iston më PSP. PSP nuk u shka*tërrua sepse u bë pjesë e kr*imit të organizuar dhe qytetarët ndoshta janë të dësh*përuar nga ajo që ndodhi me prokuroren speciale, por nuk janë të dëshpëruar nga PSP si institucion. Kërkoj nga presidenti Pendarovski të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje dhe përfaqësuesve tjerë shtetërorë të mos iu shkojë mendja ta shfrytëzojnë PSP-në si thes boksi gjithmonë kur sistemi dhe aktorët shoqërorë do të dështojnë në luf*tën për drejtësi” ka deklaruar mes tjerash Lençe Ristoska.

Baby Boo