Risi në Twitter: Mund t’u jepni bakshish atyre që ju pëlqejnë


Rrjeti i famshëm social, Twitter, ka sjellë një veçori të re për përdoruesit e tij, duke u mundësuar që t’i dërgojnë të holla njëri-tjetrit brenda rrjetit.
Kompania e njohur tha se kjo është një mënyrë e lehtë për t’i përkrahur zërat mahnitës që e ndreqin bisedën, shkruan BBC.

Për fillim, vetëm një grup i përzgjedhur i njerëzve mund të pranojnë shpërblime në të holla. Sipas kompanisë, grupi do të përbëhet nga kreatorët, gazetarët, ekspertët dhe figurat e organizatat jofitimprurëse.

Veçoria e re funksionon përmes një pulle të vogël te profili i përdoruesit dhe tash për tash ajo do të shfaqet vetëm në telefonat mobil, ndërsa në menu mund të selektohet mënyra e pagesës.
Megjithatë, për shkak se pagesat bëhen përmes sistemeve të jashtme, disa përdorues të rrjetit vërejtën se dhurimi i të hollave përmes Twitter-it ua mundëson pranuesve që ta dinë adresën e dhuruesit.

Përfaqësuesit e këtij rrjeti social thanë se funksioni do të jetë i qasshëm edhe për më shumë njerëz së shpejti. Megjithatë, ka shqetësime për atë se si do të shfrytëzohet kjo veçori.
Për shembull, gazetarët shpesh nuk kanë të drejtë që të pranojnë dhurata dhe nuk është e qartë se si këto bakshishe do të trajtohen nga mediumet.

Baby Boo