Risi evropiane në arsimin fizik nga klasa e parë deri në pestën në Maqedoni


Në komunat e Shkupit, Qendër, Karposh. Çair, Gjorqe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom nga ky muaj fillon të zbatohet pilot projekti “tandem-partner arsimtarë”, respektivisht kujdestari i klasës dhe arsimtari i lëndës në orës e edukimit fizik dhe shlndetlsor nga klasa e parë deri në pestën.

Qëllimi është që projekti është përmirësim i cilësisë së mësimit për edukim fizik, respektivisht avancim i aftësive fizike, mjeshtërive motorike dhe diturive nga fusha e kulturës fizike dhe shëndetësore tek fëmijët.

Projekti, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp dekania e Fakultetit për edukim fizik, sport dhe shëndetësi, Lençe Veliçkovski, fillon  me fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën për shkak se kjo është periudha më e ndjeshme e krijimit të shprehive për aktivitetet fizik.

ленче алексовска

Sipas saj, me zhvillim e shprehive sportive nga mosha më e vogël tek fëmijët do të trasohet rruga që të jenë personalitete të vërteta të shëndetshme, ndërsa e gjithë kjo do të kontribuojë që të kemi rini të shëndetshme, komb të shëndoshë dhe shtet të fuqishëm.

Hulumtimet nga Fakulteti për edukim fizik, sport dhe shëndetësi, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Pedagogjisë, Ndërmerrja publike dhe nga organizata tjera shëndetësore, siç tha Aleksovska-Veliçkovska, tregojnë se 60 deri 70 për qind e fëmijëve kanë deformime, respektivisht shtrembërim të shtyllës kurrizore, thembra të sheshta, X-këmbë dhe O-këmbë.

“Si roll-model për projektin tonë do të jetë Sllovenia , e cila tashmë 15 vite e praktikon këtë model dhe i ka beneficionet në shëndetin e fëmijëve nëpër sportin zhvillimor, rekreativ dhe të lartë”, tha Aleksovska Veliçkovska.

петар атанасов

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov si kyçe në nivelet më të ulëta në arsim i theksoi gjuhën amtare, matematikën, edukimin fizik dhe artin.

“Secila nga këto lëndë i mëson fëmijët në diçka. Një të mendojnë, e dyta si ëndërrojnë për diçka të re, e treta si të zgjidhin probleme, ndërsa edukimi fizik është më i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve”, tha Atanasov.

Profesoresha Elizabeta Tomevska Ilievska nga Instituti për pedagogji pranë Fakultetit filozofik theksoi se ky model tashmë funksionin mirë dhe është praktikë e mirë në numër të madh të sistemeve arsimore-edukative në rrethin tonë, por edhe në vende tjera anëtare të BE-së. 

Baby Boo