Rinis falja e Xhumasë në Teheran

Në Teheran rinisën të premten faljet masive të Xhumasë, pas një pauze prej njëzet muajsh, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Sot është një ditë shumë e këndshme për ne. Falënderojmë të Plotfuqishmin që na ktheu namazin e Xhumasë pas një periudhe kufizimesh”, tha imami Mohammad Javad Haj Ali Akbari, i cili udhëhoqi lutjet në Universitetin e Teheranit.

Baby Boo

Falja e Xhumasë u bë edhe në disa qytete të tjera të Iranit. Besimtarët duhej të mbanin distancë fizike dhe maska.
Autoritetet po ashtu njoftuan se shkollat me më pak se 300 nxënës në Iran do të rihapen të shtunën.
Shkollat me më shumë se 300 nxënës do të rihapen më 6 nëntor, tha Alireza Kamarei, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit.

Duke filluar nga e shtuna, punonjësit e Qeverisë iraniane, përveç atyre në forcat e armatosura, do të ndalohen të punojnë nëse nuk janë të vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Sipas Qeverisë në Iran, mbi 28.2 milionë qytetarë të këtij vendi janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.
Mbi 5.8 milionë njerëz janë infektuar atje dhe 124,928 kanë vdekur./