Rinis aktiviteti në tregjet famëkeqe të Kinës, shiten kafshë, mace, lakuriq nate dhe gjarpërinj


E gjithë bota vuan nga pandemia, e cila besohet se u shkaktua pikërisht nga produktet e një tregu në Kinë. Por, kjo nuk ka ndaluar tregjet e tilla të vazhdojnë aktivitetin. Shitësit nuk kanë ndaluar së shituri kafshë si:qen, mace, lakuriq nate, gjarprinj, etj. Pavarësisht presionit global për mbylljen e tyre, tregjet famëkeqe vazhdojnë biznesin normalisht.

Një nga shitësit ka thënë:

Shitjet vazhdojnë, pandemia nuk ka ndikuar aspak. Nuk kemi ndaluar së punuari dhe nuk ka patur ditë që të mos kemi klientë. Kemi mbi një javë që kemi rifilluar aktivitetin. Edhe pse jo me shitje të larta si më përpara, ka ende turistë që janë kuriozë të provojnë produktet tona.

Pavarësisht këshillave të ekspertëve, si Kina, ashtu edhe Vietnami ka lejuar që tregtia e kafshëve të egra të vazhdojë pasi Organizatës Botërore e Shëndetit dha dritën e gjelbër që tregjet të rihapen, pas ndalimit të tyre në mbarë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH tha:

Kur këto tregje të lejohen të rihapen, duhet të jetë vetëm me kushtin që ato të jenë në përputhje me standardet e rrepta të sigurisë ushqimore dhe higjenës.Qeveritë duhet të zbatojnë me rigorozitet ndalimet për shitjen dhe tregtimin e kafshëve të egra për ushqim.Rreth 70 përqind e të gjitha viruseve të reja vijnë nga kafshët.

Baby Boo