Rinia e Vrapçishtit në përkrahje të Erkan Jusufit !


Klubi i futbollit Vrapçishti përsëri është aktivizuar dhe tami pretendojn të jen në numrat e para të listës së futbollit të Maqedonisë

Në një kumtes dërguar portalit tonë ata njoftojn se kan zgjedhur kryetar klubi dhe do të vazhdojn përpara

Në mbledhjen e fundit të kuvendarëve të klubit sportiv Vrapçishti, magjistranti i ekonomisë Erkan Jusufi është zgjedh kryetar i Klubit. Pas zgjedhjes së tij si kryetar, jusufi u është drejtuar banorëve dhe tifozëve të Vrapçishtit:

Të nderuar qytetar dhe përkrahës të klubit të futbollit Vrapçishte.

Para se githash,ne kemi një tradit futbolli në vendin tonë duke marë parasysh edhe historinë e së kaluarës me plot suksese,kemi nderin dhe respektin që na keni zgjedhur dhe keni besuar neve si udhehëqes të klubit tonë të futbollit.Si synim i parë që do të duhet të bëjmë është që ta shpëtojmë klubin tonë nga gjendja e krizës,. Qëllimi ynë është që të qëndrojmë në përputhje me parimin e transparencës së bashku me klubin tonë të sportit,të ndërtojme gjeneratat e të rinjve dhe të sigurojmë stabilitet financiar, për të arritur suksesin afatgjatë. Në këtë fazë, të gjithë kanë njohuri,ne jemi të hapur për të ndarë përvojat tona dhe për të treguar qytetarëve se forma e udhëheqjes së klubit nuk do të jetë individuale,por do të jemi si perfaqsuesi juaj që do ta udheheqim së bashku klubin e fshatit tonë. Misioni ynë; Të kahëzojme të rinjtë tanë me anë të zhvillimit sportiv dhe kulturor në një rrugë ku do të arrijnë në vetëbesim te zhvilluar, përgjegjësi në fushë, aftësi për të përdorur mendimet e tyre, larg zakoneve të këqija, arritjen e suksesshme të pjekurisë morale të sportistëve,dhe pregaditje për jetën shoqërore të tyre.

Vizioni ynë; Duke e transformuar klubin tonë në një shkollë dhe duke siguruar rinisë dhe fëmijëve tanë që të miren më shumë me sport. – Po ashtu që të zhvillojme lojtarët e talentuar dhe që të jemi një klub që do të siguroj sukses në liga’t më të larta.

Ne besojmë,që klubi jonë do të kalojë të gjitha llojet e vështirësive me anë të mbështetjes së plotë që do të kemi nga ju. Përsëri ,ju faleminderojm juve dhe vendasve tanë nga diaspora për përkrahjen dhe besimin që na keni dhënë.

Është koha,që të dalim zot klubit tonë të zemrës….Me respekt,Kryesia e klubit të Futbollit Vrapçishte shkruan në kumtesën dërguar portalit tonë

Baby Boo