Rikthimi i taksës në Rrugën e Kombit, Spaho: Provokimi i radhës


Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar në lidhjen me rivendosjen e mundshme të taksës në Rrugën e Kombit.

Rivendosja e taksës në Rrugën e Kombit cilësohet nga Spaho si një provokim të rrallës së këtyre banorëve.

“Nuk mjafton që katër prej tyre i mban padrejtësisht në burg nëpërmjet veglave të tij në gjyqësor, por duhet që t’i provokojë me rishfaqjen e taksës”, shkruan Spaho.

Postimi i plotë
“Në media po lexoj që Kryeministri ka vendosur të provojë edhe një herë taksën e Rrugës së Kombit. Kryeministri i pacipë një muaj pasi u tha “më fal” banorëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon sërish.

Nuk mjafton që katër prej tyre i mban padrejtësisht në burg nëpërmjet veglave të tij në gjyqësor, por duhet që t’i provokojë me rishfaqjen e taksës. Për Ramën nuk ka rëndësi që banorët e këtyre zonave janë më të varfrit e Shqipërisë. Për të ka rëndësi të mbushë xhepat me milionat e gjobës korruptive që ka vendosur për këtë akt të paprecedent antipopullor dhe antikombëtar.

I ke bërë gabim llogaritë Edi Rama. Nuk paske vënë mend nga hera e parë. Kur njerëzit humbin çdo shpresë nuk ka forcë dhe arrogancë që t’i ndalë. Harrojë që kuksianët apo çdo shqiptar të paguajnë taksë për atë rrugë dhe kanë të drejtë të veprojnë kështu. Kij kujdes se këtë radhë do të të vijnë deri në Tiranë. Dhe nuk do të jenë vetëm”, mbyllet postimi i Edmond Spahos.

Top Channel

Baby Boo