‘Rikthehet në skenë’ Lul Raka, tregon shkaktarët e rritjes së rasteve me COVID-19


Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se masat kundër virusit COVID-19, kanë qenë në fuqi vazhdimisht, por se tha që nuk ka pasur inspektim nëse këto masa po zbatohen apo ajo. Kjo sipas Rakës ka ndikuar që të ketë rritje të rasteve me virusin COVID-19. “Disa prej masave parandaluese që veç kanë qenë në fuqi nuk janë zbatuar fare dhe nuk ka pasur inspektim. Inspektimi ka qenë inekzistent si nga policia ashtu edhe nga inspektoratet përfshirë edhe ato komunale”, ka thënë Raka.

Mikrobiologu foli edhe për variantin Delta dhe përhapjen e tij në Kosovë. Ai tha se me ardhjen e këtij varianti, për një kohë të shkurtër, rastet janë rritur në shifra të larta. “Një pjesë e personave që kanë pasur kontakt dhe janë infektuar, këto vazhdojnë dhe shifrat do të vazhdojnë dhe këto efekte shihen ma vonë. Ky variant e ka shpejtuar edhe dinamikën e dyfishimit të tij për një kohë të shkurtër. Për këtë, këto masa janë të pashmangshme dhe nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë ai. Më tutje Raka foli edhe për mungesën e terminëve të lira për vaksinim në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

“Ditëve të fundit ka një interesim më të madh për vaksinim. Sa e di unë terminët për vaksinim në Prishtinë në javët e ardhshme, por nëse e shohim se vaksinimi është i pamjaftueshëm atëherë duhet të ndihmohet me maska, masa kufizuese në vendet ku ka grumbullime të njerëzve”, tha ai.

Baby Boo