“Rikthehet” Albulena Haxhiu: I kërkon Hotit që të jap dorëheqje


Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të jap dorëheqje. Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Hoti nuk ka mbështetje qytetare.

“Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim. Por, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën prandaj duhet sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili jo vetëm që ishte përqafuar me Vuqiqin (siç kuptuam nga Presidenti Trump) i cili ka qenë krah i Millosheviqit e ka bërë gjenocid në Kosovë, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tija.”, ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë i Haxhiut:

Hoti paska thënë që koalicioni është stabil anipse në Kuvend nuk po i kanë numrat asnjë çështje ta shtyjnë përpara, madje as për projektligjet që sipas tyre janë më të rëndësishme nuk po arrijnë t’i bëjnë 61 vota. Stabiliteti i karriges është me rëndësi për të.

Hoti nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare. Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim. Por, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën prandaj duhet sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili jo vetëm që ishte përqafuar me Vuqiqin (siç kuptuam nga Presidenti Trump) i cili ka qenë krah i Millosheviqit e ka bërë gjenocid në Kosovë, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tija.

Baby Boo