Ballina Pa Censurë Rikonstruimi i rrugës së vjetër Tetovë-Shkup do shmang pikë pagesat

Rikonstruimi i rrugës së vjetër Tetovë-Shkup do shmang pikë pagesat

Nga ndërmarrja “Makedonija Pat” kanë njoftuar se po punojnë intensivisht dhe kanë angazhuar tërë maqinerinë që kanë në disponim, me qëllim që punimet të përfundojnë para pushimeve verore, kur autostrada Shkup-Tetovë përballet me një fluks të madh të veturave.

Baby Boo Tinex

Qytetarët përshëndesin zhvillimin intensiv të punimeve, duke shpresuar se do të përfundojnë sa më shpejtë. Disa prej tyre thonë se pagesa e taksave rrugore në dy pikëpagesa është barrë e rëndë për qytetarët, kurse me ndërtimin e “rrugës së vjetër” do të kenë mundësi të mos paguajnë së paku njërën taksë. Ata edhe deri tani kanë qarkulluar këtë rrugë për t’i ikur pagesës rrugore por ankohen se ajo ishte amortizuar tej mase.

Restorant Lumare