Riformatohet qeveria e Zoran Zaevit

Zoran Zaev, leader of the opposition Social Democrats, presents the program of the new Macedonian Government, at the party headquarters in the capital Skopje, on Friday, March 10, 2017. Macedonia’s left-wing opposition leader presented Friday the program for the new government he plans to form, although he is still waiting for mandate from the President Ivanov. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Kabineti qeveritar maqedonas u riformatua pak para mesnatës. Katër vende ministrash dhe po aq zëvendësministra ndryshuan në ekzekutivin e Zoran Zaevit.
Koalicioni qeveritar zgjerohet me njërin krah të Lëvizjes “Besa”, me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Lidhjen e Romëve.Asaf Ademi i Lëvizjes “Besa”, krahu i Shkupit, siç njihet në opinionin publik, do të drejtojë Ministrinë e Kulturës; Bardhyl Dauti i PDSH-së është ministër i ri pa portofol, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social-Demokrate shkëmbejnë postet e ministrave të Drejtësisë dhe të Arsimit.

Kryeministri Zaev, gjatë prezantimit të ndryshimeve në Parlament, duke folur për nevojën e tyre tha se “kriza politike po lihet pas, duke hapur procese serioze reformash për ta kthyer besimin tek institucionet dhe ambienti demokratik”.Ai shtoi se, vendi, nga izolimi me tensione të mëdha politike, arriti te pragu i anëtarësimit të vërtetë në NATO dhe te një datë e pritshme për bisedime me Bashkimin Europian.Zaev vlerëson se ministrat e rinj kanë kapacitetin e duhur për ta kryer detyrën e tyre me sukses. Por, opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi dorëheqjen e vet kryeministrit, sepse – sipas saj, – po e çon vendin drejt greminës dhe “po shet interesat shtetërore të Maqedonisë”.Ata cituan Zaevin të jetë shprehur para shumë muajsh se, “në kabinetin e tij ka ministra të cilët nuk dinë të punojnë, të tjerë që nuk duan dhe të tretë që nuk dinë, por duan të mësojnë”, dhe së këndejmi ligjvënësit e VMRO-së kërkuan llogari dhe përgjigje nga kryeministri maqedonas, se kush janë këta ministra dhe pse vazhdon t’i mbajë në kabinetin e tij qeveritar.VMRO-ja e quan këtë si “riformatim pazaresh”, pa përmbajte dhe mesazhe politike.

Baby Boo