Ridvan Dervishi: “Do të jem në shërbim të kumanovarëve“


Kandidati për këshilltar nga radhët e BDI në Kumanovë, Ridvan Dervishi ka shpjeguar arsyet se pse i ka hyrë garës për këshilltar komunal dhe se ai thotë se do të jetë në shërbim të kumanovarëve.

“Kësaj radhe e pranova ofertën të jem në listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë, sepse nuk ishte thejshtë një ofertë politike, por ishte ofertë që të jem në shërbimin e Kumanovës dhe Kumanovarëve. Për mua nuk ka nder më të madh se të jem në shërbimin tuaj dhe në këtë drejtim ua premtoj angazhimin tim maksimal. Ky angazhim do të jetë një sakrificë shtesë për mua, por sakrificë që do ta bëj me kënaqësinë më të madhe”, theksoi Ridvan Dervishi.

Ai shtoi se ka vendosur që të rreshtohet pas Platformës së Blertë të Bashkimit Demokratik për Integrim, sepse sipas tij, është një platformë evropiane që për herë të parë po aplikohet nga një subjekt politik serioz edhe në vendet e Ballkanit.

Baby Boo