Ridvan Berisha: Unë e kam idol kryeministrin Kurti


Ish-gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha ka thënë se e ka idol kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai i ftuar në një emision, e filloi emisionin duke e shikuar përbërjen e pijes që i ishte servuar.
Berisha tha se po e bën sikur kryeministri Kurti që e shikon se çfarë përmban pija.

Madje atij i pëlqeu një përbërës i saj, që ishte kanella.
“Po ja bëj si kryeministri. Çka përmban kjo pije? Paska kanellë. Hetem Ramdani ka thënë se është shumë e mirë kanella. Unë po ja bëjë si kryeministri se e kam idol. Madje e kam idol para se të lindte”, tha ai duke qeshur.
Ai në këtë emision ka sqaruar se deklarata e tij se nuk do ta thërras kurrë në emision kryeministrin Kurti ka qenë shaka.

Baby Boo