Rezultoi pozitiv në COVID, Naser Ziberi nuk mund të votojë nesër?!


Kandidati për Kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin Covid-19. Siç u raportua më herët në media Ziberi ishte parë teksa hynte tek Qendra Spitalore Private Sistina ndërsa disa orë më vonë portali Plusinfo konfirmoi se Ziberi ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Nëse kjo është e vërtetë e që sipas Plusinfos informacioni është verifikuar nga eksponentë të partisë së Ahmetit atëherë ligjërisht Naser Ziberi nuk do të mund të shfrytëzojë të drejtën e votës gjatë ditës së nesërme.

Kjo për arsye se të infektuarit me Covid-19 kanë votuar gjatë ditës së djeshme sipas protokoleve speciale ndërsa afati për t’u paraqitur ka qënë deri më 8 Korrik. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk kanë informuar zyrtarisht rreth kësaj çështjeje. Gjithashtu nuk bëhet e ditur nëse si pasojë e kontakteve me Ziberin a do të hyjë në izolim edhe dikush tjetër nga kjo parti.

Dalja e fundit publike e Naser Ziberit ishte bashkë me Ali Ahmetin dhe kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim më 12 Korrik (dy ditë më parë) ku bashkë me të njëjtin autobus erdhën para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe mbajtën konferencë për shtyp./in7

Baby Boo