Rezultati i testit nga koronavirusi Kryeministri Spasovski rezulton


Kryeministri Oliver Spasovski para pak çastesh në profilin e tij në Fejsbuk ka informuar se rezultati i testit që ka marrë mbrëmë është negativ dhe tregon se ai nuk ka koronavirus.

Konform rekomandimeve të epidemiologëve, siç ka shkruar kryeministri, edhe më tej do të mbetet në izolim në kushte shtëpiake.

“U përmbahem rekomandimeve dhe këshillave të mjekëve, më me disiplinë. Në ditët e vetizolimit prej në shtëpi përmes mjeteve digjitale i kryej të gjitha aktivitetet lidhur me udhëheqjen e Qeverisë në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme. Piku i infektimit është ende këtu, por efektet e respektimit të masave janë të dukshme për të gjithë”, ka shkruar Spasovski.

Ai edhe njëherë ka drejtuar apel deri te qytetarët që çdoherë të mbajnë 2 metra distancë fizike, të mbajnë maskë mbrojtëse dhe të mos grupohen.

Baby Boo