Rezultatet nga Komuna e Kumanovës


Komuna e Kumanovës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Oliver Ilievski nga LSDM dhe Maksim Dimitrievski si i pavarur. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Me 32,09% të votave të numëruara, me 7289 vota është në avantazh kandidati i pavarur, kundrejt Oliver Ilievski të LSDM-së me 6317 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 48,97%, apo 41301 qytetarë që kanë votuar, nga 93986 gjithësejt me të drejtë vote.
Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.

Baby Boo