Rezultatet e para nga zgjedhjet lokale KSHZ-ja duhet t’i kumtojë në afat prej 12 orëve


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet bazohen në të dhënat nga procesverbalet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Komisionet Komunale të Zgjedhjeve duhet të shpallin rezultatet fillestare të zgjedhjeve në afat prej 7 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe tabela e shpalljeve në komuna dhe të shpallen në media.

Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit në afat prej 10 orëve pas zgjedhjeve i shpallë rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit, përkatësisht për kryetar komune, sipas orarit të KSHZ-së, në bazë të të dhënave nga Komisionet komunale zgjedhore për qytetin e Shkupit dhe i shfaq ato në një tabelë të shpalljeve në Qytetin e Shkupit si dhe i njofton ato për media.

KSHZ-ja i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve menjëherë, dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre. KSHZ-ja i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për secilën komunë veç e veç.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ-ja i shpall menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre. Zgjedhjet për kryetarë komunash në njësitë e vetëqeverisjes vendore zhvillohen sipas modelit zgjedhor mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për anëtarë të këshillit sipas modelit proporcional, në një rreth.

Baby Boo