Rezultatet e 4 komunave në raudin e dytë të zgjedhjeve


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar në seancën e sotme rezultatet përfundimtare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në katër komuna.

Në Komunën e Zhelinës, kandidati i Besës, Blerim Sejdiu, është kryetari i ri. Në Bërvenicë, Jovica Ilievski nga VMRO – DPMNE-ja, në Studeniçan, Azem Sadiki, i cili nga PDSH-ja iu bashkua Aleancës, dhe në Nagoriçan të Vjetër, kryetarja aktuale Zhaklina Jovanovska nga radhët e LSDM-së.

Ndërsa në tri komuna mbetet e paqartë se kush kryetar do të jetë.Raundi i dytë do të mbahet në Dibër të dielën, ndërsa për komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë Kuvendi ende nuk ka shpallur zgjedhje të reja, pasi më 17 tetor nuk kanë dalë mjaftueshëm votues.

Baby Boo