Rexhepi: Tetova fiton mbi 400 mijë euro ndihmë për rikonstruimin e disa rrugëve


Për rikonstruktimin e infrastrukturës rrugore komunat do të marrin 70 milionë euro. Paratë janë të pakthyeshme pasi janë donacion nga Banka Botërore për zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale.

Por, për t’i marrë këto fonde, komunat patjetër do duhet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të dorëzojnë projekte për çfarë konkretisht do t’i shfrytëzojnë paratë. Të drejtë aplikimi kanë 80 komuna, ndërsa shuma që do ta marrë çdo komunë është në bazë të numrit të popullatës në atë vend. Konkretisht, për Haraçinën e cila mes tjerash është e njohur si komunë ku nuk paguhet tatimi i pronës, do të ndahen 500 mijë euro për rikonstruktimin e rrugëve.
Zv/ministri Bekim Rexhepi thotë se për Kërçovën janë ndarë mbi 1 milion Euro ndërsa për Tetovën mbi 400 mijë euro.

“Sot bashkë me ministrin për transport dhe lidhje Blagoj Boçvarski prezantuam projektin për rrugët lokale tē finansuar nga Banka Botërore, me vlerë prej 70 milion euro. Filloi faza e tenderimit për projektet rrugore për komunën e Kërçovës dhe atë, rikonstruimi I rrugëve mbrenda në qytet dhe rikonstruimi i rrugës nga fshati Greshnicë deri në fshatin Dlapkin Doll. Vlera totale e këtyre projekteve është 1.013.607 euro. Gjithashtu, projektet për rikonstruimin e rrugëve lokale në komunën e Tetovës, projekt me vlerë prej 359,571 euro, dhe për komunën e Vrapcishtes ( ndērtimi rrugës lokale në fsh. Zubovc) me vlerë prej 206,400,38 euro pritet që ditëve në vijim të fillohet me realizimin e punëve në terren” ka shkruar Rexhepi./TS

Baby Boo