Rexhepi: “Realizojmë projekte kapitale për përmirësimin e kushteve të jetesës”


Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi sot së bashku me Ministrin Boçvarski dhe Ministrin Nuredini ishin në komunën e Bogovinës për t’i kushtuar fokus të veçantë projektit për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Kamenjan. Rexhepi theksoi se projekti tashmë është përfunduar dhe do të lehtësojë ndjeshëm përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë vendbanim, vlera e këtij projekti është 214 mijë euro pa TVSH.

“Gjithashtu tjetër projekt me vlerë për komunën e Bogovinës kemi edhe projektin për rikonstruimin e tubacionit të furnizimit për ujësjellësin në vlerë 266 mijë euro, kontrata për ndërtimin tashmë është e nënshkruar, pritet që të nënshkruajmë kontratën për mbikëqyrje dhe të fillojnë punimet”, tha zëvendësministri Rexhepi.

“Ky është një shembull konkret se si pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal po realizojnë projekte kapitale për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në tërë territorin e vendit”, përfundoi Rexhepi.

Baby Boo