Rexhepi: “Më mirë është t’i bëjmë gratis ushqimet dhe naftën…” (VIDEO)

Deputeti Kastriot Rexhepi, ka bërë të ditur se në seancën e sotme parlamentare do t’i mbështesë masa e propozuara nga Qeveria për uljen e akcizës së karburanteve dhe TVSH-së për prodhimet e ushqimore, shkruan gazeta LAJM.
“Të gjitha masat që janë në dobi të qytetarëve do t’i mbështesim si masa zbutëse që po bëhen tash për rritjen e çmimit të derivative por edhe TVSH-në për produketet ushqimore do t’i mbështesim”, tha Rexhepi.

Baby Boo

Gazetari: A janë të mjaftueshme këto masa, apo duhet të pranohen edhe propozimet e opozitës?
Kastriot Rexhepi: Më së miri është që t’i bëjmë gratis edhe derivatet edhe ushqimet, do të doja edhe unë si qytetarë, mirëpo çdo që bëhet në bazë të mbajtjes ekonomike. Prandaj po miratohen masa për zbutjen e rritjes së çmimeve”, u shpreh Rexhepi.