Rexhepi: Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është në shërbim të piarit të pushtetit


Deputeti i koliacionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët Skender Rexhepi në emisionin “Enter” ka deklaruar se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është në shërbim të piarit të pushtetit dhe në asnjë rast në shërbim të menaxhimit profesional ndaj sëmundje.

“Përgjigja është një. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë janë shërbim i piarit të pushtetit, por në asnjë rast shërbim i menaxhimit professional ndaj sëmundjes. Komisioni për Sëmundje Ngjtëse më shumë merret me çështje politike për pushtet, opozitë se së të merret me theksimin e nevojave të posaçme për ndryshim në kuadër të luftës me pandeminë”, ka deklaruar Rexhepi.

Baby Boo