Rexhepi: “Drejtuesit e Shqipërisë, treguan sjellje jonjerëzore ndaj aksidentit tragjik”


Deputeti i “Alternativës”, Skender Rexhepi-Zejd, vlerëson se aksidenti tragjedik që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, ishte ndër tragjeditë më të mëdha të kombit shqiptarë që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Maqedoni. Duke komentuar vendimin e Shqipërisë për të mos shpallur ditë zie për këtë tragjedi, deputeti Rexhepi, tha se kjo sjellje e drejtuesve të shtetit shqiptarë është jonjerëzore.

“Për fat të keq kjo tragjedi ishte aq e dhimbshme dhe aq e madhe saqë konsideroj se ne një kohë të gjatë do ta mbajmë mend si një ndër tragjeditë më të rënda që na kanë ndodhur neve edhe si qytetarë edhe si popull. Kjo dëshmon se me të vërtetë jemi ende larg asaj që mund të ballafaqohemi me tragjedinë në nivelin e duhur, qoftë njerëzor, qoftë qytetarë, qoftë edhe shtetëror. Është dhimbje shume e madhe dhe përgjegjësia nuk duhet diskutuar tani, por duhet parë mundësia që të sëmurit dhe të lënduarit të kthehen në shtëpitë e tyre, duhet parë mundësia që gjithë ato të vdekur t’iu bëhet varrim ashtu dinjitoz siç meriton gjithë kombi dhe vendi që pastaj organet e hetuesisë të merren me zbardhjen e rastit deri në fund. Mos të ndodhe që zbardhja e rastit të vonohet me çka do t’ia shtojmë dhimbjen familjarëve edhe më tepër. Drejtësia duhet patjetër të vihet dhe pavarësisht kush është duhet të mbajë përgjegjësi”, tha deputeti Skender Rexhepi-Zejd.

-Në opinion pati shumë reagime rreth asaj që Shqipëria nuk shpalli ditë zie si Kosova dhe Bullgaria.
Skender Rexhepi-Zejd: Vëretë nuk e di arsyen pse ndodhi një gjë e tillë por gjithsesi nuk u prit mirë as nga ne subjektet politike, as nga qytetarët dhe nga askush tjetër. Ishte një dhimbje që për nes si komb në përgjigjësi ishte nga më të mëdhat nga fundi i luftës në Kosovë dhe ngjarjeve në Maqedoni dhe për një dhimbje të tillë të mos shpallet ditë zie, ishte shumë jopolitike, jonjerëzore, jodemokratike. Por për këtë do të mbajnë përgjegjësi ata dhe do të duhet të tregojnë arsyen pse vendosën të mos bëhen pjesë e dhimbjes së kombit tonë.

Baby Boo