Revoltohet Spahiu, ata që shajnë kryetarin Ahmeti shpërblehen dhe avansohen!


Artin Spahiu, kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, aktualisht drejtor i Muzeut Arkelogjik, njihet për simpatinë të shprehur edhe publikisht për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Por, në postimin e fundit në facebook, ka befasuar Spahiu. Ai ka akuzuar strukturat brenda partisë BDI, se avansojnë kuadro të cilët hudhin baltë mbi kryetarin e partisë Ahmeti.

Postimi i Artin Spahiut është ky: “Një gjë jam duke e vërtetuar dita ditës brenda BDI-së:
Nëse do që tët duan dhe të kesh mbështetjen e shumicës së udhëheqësve të BDI-së, duhet që të mos e duash dhe mos mbrosh Ali Ahmetin, bile bile, edhe më shumë do të duan nëse eventualisht e kritikosh?
Kompleksi i sëmurë mjeran!
E vërtetuar kjo dyfytyrësi e shëmtuar” ka shkruar Spahiu!

Baby Boo