Revoltohet Labi: Unë paguhem 5000 euro, por paguaj tatim dhe u kam bërë edhe zbritje diskotekave


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri – Labi, është revoltuar mjaft keq së fundmi teksa ka vendosur të reagojë përmes një statusi të publikuar në Instagram.

Ai nuk ka hezituar të tregojë edhe çmimin e tij për të kënduar një natë në diskotekë, i cili ka shkuar deri në 5000 euro.

Por, këngëtari gjithashtu tregon se shpesh ka bërë zbritje nëse fitimi i pronarëve të diskotekave ku ka kënduar, nuk ka qenë aq i madh.

Mesa duket, ai është revoltuar me disa persona, të cilët mesa duket kanë përhapur fjalë se ai nuk po i mbushë sallat plot.

Një tjetër gjë e veçantë që ai thekson në statusin e tij është fakti se ai ka premtuar që tash e tutje nuk do të shkojë në një mbrëmje muzikore, ku të pranishëm janë edhe emra tjerë të muzikës.

Komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumtë, shumica prej të cilëve shprehnin mbështetje për këngëtarin.

Tash e sa vite Labi është aktiv konstant në tregu muzikore, ndërsa rangohet si një ndër emrat më të kërkuar për të kënduar në koncerte dhe dasma. /Telegrafi

Baby Boo