Revoltohen qytetarët, masat e reja jo funksionale!


Pasi Qeveria prezantoi rregullat janë revoltuar qytetarët. Pikërishtë në festat e fundvitit që ata prisnin me shumë dëshirë që të festojnë Qeveria po i kufizon ata.

Sot Qeveria miratoi masa të reja kufizuese gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Ambientet e hotelierisë do të mbyllen në orën 18 të pasdites, në vend të orës 21 siç ishte deri tani.
Është e ndaluar të organizohet çdo lloj ahengu gjatë festave të Vitit të Ri në hapësirë ​​të hapur dhe të mbyllur nga çdo person fizik dhe juridik dhe subjekte publike.

Këto janë pjesë e masave që Qeveria miratoi në seancën e sotme, me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Këto masa do të zgjasin në periudhën 18 Dhjetor – 20 Janar, në mënyrë që të shmanget rritja e numrit të pacientëve me COVID -19 në periudhën e ardhshme të festave.

Të jemi të përgjegjshëm për festat.#Festoni me Përgjegjësi!

Baby Boo