Restoranti refuzon t’i shërbejë ushqim 3 vjeçarit pa duar, e tmerrshme arsyeja!


Një fëmijë 3-vjeçar, të cilit i mungojnë duart, është ndaluar të ushqehet në një restorant në Britani të Madhe, sepse ai ha më këmbë.

William Bancroft iu refuzua shërbimi për shkak se ai nuk mund të ha me duar në mungesë të tyre, por me këmbët e tij.

Nëna e tij, Alexis, e indinjuar me stafin e restauantit e publikojë këtë në rrjete sociale për të bojkotuar restaurantin, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Bancrofit nuk iu lejua të ulët në tavolinë, ku më pas nëna e saj e dërgoi në banjo, dhe ia pastroi këmbët e tij para se të ushqehej.

Për këtë tërë stafi po flisnin dhe përqeshnin. Mirëpo, fëmija ishte i pafajshëm pasi kishte mungesë të gjymtyrëve të duarve.

Pas incidentit, Bancroft dhe familja e saj u larguan pa ngrënë dhe nuk paguanin pije.

Për këtë situatë, më vonë nga restauranti u tha se menaxheri ishte në pushime dhe se do të mere masa për stafin duke rritur ndërgjegjësimin për personat me aftësi të kufizuara.

“Pronarët kanë qenë në kontakt me klientin për të shprehur keqardhjen e sinqertë dhe se do të jenë në kontakt për të zgjidhur këtë çështje”, citohet të këtë thënë një zëdhënës i restaurantit./Indeksonline/

Baby Boo