Reshjet intensive të borës në Maqedoni, bllokohen rrugë dhe vendbanime


Reshjet intensive të borës kanë vijuar në pjesë të madhe të vendit. Rrugë magjistrale dhe vendbanime janë bllokuar.
Kryetarët e komunave dhe komunat të ndërmarin të gjitha masat për pastrimin e borës, me qëllim që komunikacioni të lëvizë lirshëm, apelojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga atje thonë se vazhdimisht ndjekin gjendjen e kushteve klimatike në gjithë shtetin dhe nëse ka nevojë të kërkohet ndihmë ata në kohë do të intervenojnë, percjell Fakte.

Rrugë të bllokuara, edhe autostradat problematike

Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar aksin rrugor Strazhë për mjetet e rënda transportuese, ndërs probleme janë shkaktuar edhe në rrugën Strugë – Dibër.
Nga reshjet e borës edhe autostradat të jenë problematike, dhe rekomandohet kujdes. Shumë autobusë dhe linja trenash kanë pësuar vonesa për shkak të gjendjes së këtillë.
Moti do të vazhdojë të jetë me vranësira dhe reshje të borës, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri -1, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -3 deri 4 gradë Celsius.
Nesër dhe gjatë fundjavës moti pritet të jetë i ngjashëm, me temperatura të ulta dhe kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina.

Shkurtohen linjat e autobusëve në Shkup

Për shkak të reshjeve të borës disa linja të autobusëve në qytet dhe periferi janë shkurtuar. Nuk qarkullojnë autobusët deri në Vodno të Mesme dhe Nerez dhe linjat periferike 64. 74, 80 dhe 81.
Siç kanë njoftuar nga NTP “Shkup”, nga linjat periferike autobusi me numër 58 deri në fshatin Dobri Doll, qarkullon deri në komunën Sopishte. Autobusi me numër 32 deri në Saraj.
Autobusi me numër 47 qarkullon deri në udhëkryqin në fshatin Lubancë, ndërsa 47 deri në hyrjen e fshatit Luboten.
Autobusi me numër 56 qarkullon deri tek ura në Moranë, 53 deri në fshatin Katllanovë, 55b deri në udhëkryqin në Haraçinë, 55 v deri tek deponia.Autobusi me numër 70 qarkullon nga rruga e re deri në Drisllë. Qytetarët për të gjitha linjat mund të informohen në faqen e NTP “Shkup”.

Baby Boo