Reshat Arbana, Leka Bungo e Altin Basha i bashkohen peticionit: “Duam Teatër të ri!”


Peticionit të firmosur sot nga një grup artistësh dhe drejtuar Presidentit Meta, si shprehje e vullnetit pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, i janë bashkuar edhe i madhi Reshat Arbana, Leka Bungo dhe regjisori i njohur Altin Basha. Ata kanë nënshkruar të njëjtin peticion si plejada e aktorëve të tjerë, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Spiro Duni, Sotiraq Bratko, Albert Minga etj, duke e çuar në 72 numrin e firmëtarëve deri tani. Në peticion artistët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

Në emrat e firmëtarëve spikat ai djalit të Kadri Roshit, Kliti Roshi, regjisori Gëzim Kame, aktorët Zamira Kita, Leart Vasili, kritiku e pedagogu i artit, Josif Papagjoni, si dhe një grup aktorësh më të rinj, duke filluar nga Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela etj. Përveç Presidentit të Republikës, Ilir Meta, peticioni i drejtohej edhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë. “Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, thuhet në peticion.

1. Robert Ndrenika 2. Luftar Paja 3. Reshat Arbana 4. Alfred Trebicka 5. Spiro Duni 6. Leka Bungo 7. Albert Minga 8. Arben Derhemi 9. Altin Basha 10. Sotiraq Bratko 11. Kliti Roshi 12. Zamira Kita 13. Artan Imami 14. Leart Vasili 15. Gëzim Kame 16. Josif Papagjoni 17. Genti Kame 18. Genti Deçka 19. Arjola Basho 20. Gent Hazizi 21. Gerti Ferraj 22. Hervin Çuli 23. Suela Konjari 24. Laxarela Deti 25. Mateus Frroku 26. Paola Kodra 27. Blerta Belliu 28. Shkelqim Jaupi 29. Guri Koço 30. Klaudia Hila 31. Nelson Mulla 32. Erion Isai 33. Violeta Trebicka 34. Gazmend Paja 35. Roland Saro 36. Jorke Broka 37. Erblin Bajko 38. Olsi Bylyku 39. Edmond Lako 40. Ilir Muhametaj 41. Ledio Lako 42. Irgen Çela 43. Klesta Shero 44. Roerd Toçe 45. Ami Hansellia 46. Andon Koço 47. Jonida Beqo 48. Laid Ymeri 49. Danier Shkurti 50. Edvin Mustafa 51. Valdano Bajrami 52. Besart Cani 53. Armela Demaj 54. Engjell Hoxha 55. Ajliçe Petrela 56. Flaura Kureta 57. Madi Selimi 58. Fatjon Sulstarova 59. Ermonela Alikaj 60. Serkida Rrapollari 61. Noset Shijaku 62. Rezart Veleshnja 63. Arqile Lipe 64. Albana Perhati 65. Fatmir Xhelili 66. Sotir Stefa 67. Hasan Bregu 68. Klajdi Marku 69. Gëzim Hajdini 70. Todi Llupi 71. Miola Sitaj 72. Ahmet Pasha

Baby Boo