Reperi shqiptar Dardan, propozon të dashurën për martes në mes shkretëtire!


Reperi shqiptar Dardani i ka propozuar të dashurës së tij, Hava gjatë qëndrimit në Dubai. Ka qenë vetë Dardani ai që e ka publikuar lajmin e bukur. Çifti shfaqen në shkretëtirë ndërsa e dashura e tij, Hava tregon unazën dhe mban në duar një buqetë me lule.“Unë thashë PO”, -ka shkruar ajo në postim.

Dardani prej vitesh është duke qëndruar prej vitesh në Gjermani ku po ndërton një karrierë të suksesshme. Dardani dhe Hava prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, madje jetojnë bashkë në Gjermani. Përveçse çift dyshja janë edhe bashkëpunëtorë në profesionin e tyre.

Baby Boo