Reperi kosovar tregon ‘maltretimin’ që iu bë dje në kufirin e Serbisë


Gramoz Aliu, ndryshe i njohur tek fansat e tij si Mozzik, tregon se çfarë i kishte ndodhur në kohën që po kalonte kufirin Serbo-Kroaci. Ai tha që shkaku i ngjarjeve të fundit në Mitrovicë sjellja e policëve në kufi ishte banale.
“Mllefosja në kufi ishte banale, inati kalonte çdo përmasë të një polici në hyrje të kufirit Kroaci- Serbi. Gjithë ato pyetje provokuese, sjellje të ashpër diku për 1 orë e 20 minuta sa na mbajtën. Unë e di që ata s’na dojnë e s’i dojmë, po dje e nuhata që edhe siguria e çdo kosovari i cënohet edhe nëpër udhëtim me kalu andej”, shkruan Mozzik.
Ai shprehet se rreth 450euro nga kufiri hyrjes Serbi deri në kufi Merdare kam paguar polic serb në dy vende, kufi edhe në rrugë.

Baby Boo