Reperi i njohur rrëzohet dhe vdes në skenë


Një reper 45-vjeçar nga Houston Amerikë, i quajtur Big Pokey është rrëzuar gjatë performimit të tij në një lokal dhe ka humbur jetën.

Në një video të publikuar, reperi shihet duke marrë frymë rëndë teksa këndon dhe më pas është rrëzuar pa ndjenja.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kryen CPR, më reperi u transportua në një spital aty pranë.

Sipas autoriteteve të Hiustonit, reperi dha frymën e fundit pak më vonë. Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së reperit 45-vjeçar.

Big Pokey, emri i vërtetë Milton Powell, ishte i famshëm në skenën e repit të Houston duke filluar karrierën e tij në 1999 me albumin “The Hardest Pit in the Litter”.

Baby Boo