Renova: Kemi 4 raste pozitive te lojtarët, pezullojmë gjitha aktivitetet për të mirë të shëndetit


Me keqardhje duhet t’ju informojmë se lajmet që keni lexuar sot janë të vërteta,për fat të keq kemi 4 raste pozitive me Covid 19 ne klubin tonë.

Emrat e personave do i keni ditëve ne vijim,jo se duam ti mbajmë sekret por duhet të bëhet edhe testimi i dytë dhe te vërtetohen këto raste.

I gjithë ekipi i KF RENOVA ka anuluar çdo aktivitet derisa të kemi ndonjë rekomandim nga organet kompetente. Tani më ne si KLUB dhe si një FAMILJE nuk na intereson se do luhet apo jo ky kampionat,por vetëm na intereson shëndeti i antarëve tanë dhe i familjeve të tyre.

Shpresojmë që disa të tjerë kan filluar t’a kuptojnë se sa është serioze kjo situatë. Shëndeti mbi të gjitha.
Së bashku do i kalojmë të gjitha sfidat.
#FORCARENOVA?⚪️

Baby Boo