Rëndohet situata: Fëmijët në Stubëll kanë temperaturë mbi 39 gradë


Pas raportimit se tre fëmijë kanë mbetur të ‘ngujuar’ të familjes në Stubëll ku gjyshi, nëna dhe babai i tyre u konfirmuan me Koronavirus, kryetari i Vitisë Sokol Haliti, i ka thënë Gazetës Insajderi, se tashmë ekipi mjekësorë është nisur për atje nga Prishtina dhe shumë shpejt do të mbërrijnë.

Sipas Haliti, kjo gjendje e këtyre fëmijëve me temperaturë është raportuar sot dhe se menjëherë u kanë bërë thirrje entit higjenik nga Prishtina, që të shkojnë për t’i marr mostrat.

“Ne jemi në sallë jemi në shërbim të qytetarëve janë në karantinë dhe mostrat janë nis enti higjenik me i marr. Sepse simptoma të temperaturës iu kanë shfaqur sot. Kanë maska, e gjithçka tjketër”, është shprehur Haliti për Gazetën Insajderi.
Ndërkohë, Gazeta Express ka raportuar se njëri nga fëmijët sipas familjarëve ka temperaturën deri në 39 gradë, ndërsa po sipas familjarëve ata nuk janë vizituar nga ana e personelit mjekësorë.

Baby Boo