Renditja e FIFA-s, Maqedonia e Veriut humb 10 pozicione


Qeveria e Futbollit Botëror FIFA, sot ka bërë renditjen më të re për ekipet përfaqësuese. Tri disfatat në Kampionatin Evropian i kanë kushtuar Maqedonisë së Veriut rënie prej 10 pozitave dhe tanimë renditet e 71-ta në botë. Ka rënë tre vende më poshtë në renditje edhe Kombëtarja Shqiptare, që tani e sheh veten në vendin e 69, teksa në këtë rënie ka ndikuar ndjeshëm humbja në miqësoren ndaj Republikës Çeke në muajin qershor.

Me tre miqësore të fituara nga katër të luajtura, konkretisht ndaj San Marinos, Maltës dhe Gambias, Kosova ka përmirësuar renditjen e saj me 5 pozicione, duke u ngjitur në vendin e 115, vetëm një pozicion larg vendit të 114 që është edhe renditja më e mirë e ‘Dardanëve”. Ndërkohë kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika e ndjekur nga Brazili, Franca dhe Anglia.

Baby Boo