Remzie Osmani: Shyqyr që vajza është për derë të huaj


Edhe pse shumica e botës jeton në një botë patriarkale dhe të egër, pozita e gruas në shoqëri çdo vit po përmirësohet. Por, këngëtarja e njohur Remzije Osmani siç duket po ia zgjatë jetën patriarkatit në Kosovë, me deklaratën e dhënë në emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, derisa foli për vajzën dhe gruan e djalit të tij. Gjatë kohës kur tregonte se gjatë 2020’tës, i kanë ndodh gjëra të bukura, për shkak se i është martuar djali, dhe i është fejuar vajza, ajo shprehet:

“Mirë është me marrë nuse. Po mirë është edhe me përcjell (qesh me zë). Shyqyr që janë për derë të huaj”, u shpreh mes të tjerash Osmani, këngëtare kjo e cila ka shumë vite karrierë. Përveç saj, në dhjetor të vitit që lam pas ishte publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, ku Qendra Kosovare për Studime Gjinore e ka cilësuar këtë këngë si promovim i nënshtrimit të grave.

“Këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre”, kishin shkruar në faqen e tyre Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Sipas tyre, këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme. Lidhur me këtë, vajza e Shkurte Fejzës, Gresa kishte bërë një sqarim për publikun ku tregonte se paraqet ironinë e raportit të botëkuptimeve të ndryshme në mes të gjeneratave dhe se nuk është diskriminim ndaj gjinisë femërore.

https://www.facebook.com/gjesi.t7/videos/145848110610897

Baby Boo