Remzi Mehmedi flet për kërcënimin ndaj Arben Taravarit


Remzi Mehmedi

” Kërcënimet dhe shantazhet janë veti të frikacakëve, nuk kan asgjë të përbashkët me ALEANCËN PËR SHQIPTARËT dhe me njerëzit që bartin politikat e saja.

Nuk kaluan as me dhjetëra raste të kërcënimit të votuesve e aktivistëve, nuk kaluan as me rastin tim, nuk kaluan as me rastin e liderit, nuk do të kalojnë as me rastin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe mikut Arben Taravari.

Është koha kur duhet definitivisht të nxjerrim politikbërjen shqiptare nga llumi dhe humnera e primitivizmit në të cilin e ka zhytur politikbërja e deritanishme në betejë konceptesh dhe programesh.

E dënoj ashpër atë që i ka ndodh Arbenit dhe familjes së tij dhe uroj që përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë nëse e njëjta në këtë shtet ekziston “

Baby Boo