Remenski: Grupi i pajtimit mund të kërkojë edhe përgjegjësi, jo vetëm amnisti


Takimi i trupit koordinues për pajtim dhe integrim, e cila do të mbahej dje, është shtyrë për javën e ardhshme. Sipas informatave nga atje, të dy bashkë kryesuesit të cilët do të udhëheqin trupin, Frosina Remenski dhe Emilija Aleksandrova iu është nevojitur kohë shtesë për konsultime me të gjithë të përfshirët.

Dita e hënë është si datë e ardhshme të mundshme, pasi se të hënën është planifikuar tashmë seancë re plenare, ndërsa të enjten mbahet seanca e rregullt për pyetjet e deputetëve, ndoshta të martën ose të mërkurën do të mund më në fund do të mbahet takimi i parë i këtij organi të sapoformuar.

Pyetja e parë që publiku pret përgjigje nga trupi i pajtimit është i ashtuquajturi, Ligji i ri për amnisti, i cili siç kanë njoftuar më herët se kjo do të mund të paraqitet si propozim nga mesi i dhjetorit dhe do të përfshij të gjithë pjesëmarrësit në incidentet e 27 prillit, në të cilën është kryer dhunë.

Por, Remenski për “Makfax”, tha se është shumë herët për të folur mbi vendimin ligjor, sepse për këtë nuk është mbajtur asnjë takim, duke shtuar se pajtimi është një proces i gjerë që nuk mund të lidhet me individë, parti ose vetëm me një ngjarje. Pajtimi, thotë ajo, nënkupton jo vetëm amnistinë, por edhe përgjegjësinë.

“OBRM-PDUKM duhet të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë në trupin koordinues për pajtim, është një proces i gjerë dhe gjithëpërfshirës. Respektimi i vendimeve të trupit dhe pjesëmarrja në vendimmarrje nuk është e njëjtë, sepse mund të lindin edhe rekomandime që kërkojnë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme për mua dhe grupin tim parlamentar të mos prishet sundimi i ligjit si një kusht për BE, ne kemi konsultime dhe me ekspertët për këtë”, tha Remenski.

Baby Boo