Rektori i UT-së i dërgon letër ngushëllimi Ambasadores së SHBA-ve për vd*ekjen e diplomatit James W. Pardew


Drejtuar: Shkëlqesisë së saj, znj. Kate Marie Byrnes Ambasadore e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
LETËR NGUSHËLLIMI

E pranuam me shumë trishtim dhe pikëllim lajmin për humbjen e diplomatit të madh, një miku të vërtetë dhe Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, z. James W. Pardew.
Në emër të komunitetit akademik të Universitetit të Tetovës dhe studentëve tanë ne i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta më të thella familjes së tij, Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Z. James W. Pardew ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe diplomat i shquar, i cili do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e tij në sigurimin e paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës.

Roli i tij në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit është padyshim një dëshmi e vërtetë e një negociatori dhe diplomati të madh.
Lidhja jonë, me Shkëlqesinë e Tij Pardew u rrit me kalimin e viteve, pasi Shkëlqesia e tij e vizitoi Universitetin tonë në shumë raste. Ne u gëzoheshim gjithmonë dhe me shumë entuziazëm ndiqnim leksionet e tij sa herë që Ai i drejtohej audiencës sonë.

Me rastin e festimit të 21 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, në dhjetor të vitit 2015, ne ishim të nderuar të shpallim Ambasadorin Pardew Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, për kontributin e tij në ndërtimin e paqes në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ishte padyshim një moment që lë gjurmë në historikun e Universitetit tonë dhe e kujtojmë me shumë krenari.
Trashëgimia e tij do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë njerëzit paqedashës!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të!
Miqësisht, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektor

Baby Boo