Rektori i Universitetit të Tetovës i ndau mirënjohje Prof. Dr. Kimet Jusufit për kontributin e tij shkencor


Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, së bashku me Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, pritën sot në takim Prof. Dr. Kimet Jusufin. Në këtë takim Rektori i ndau mirënjohje Prof. Dr. Kimet Jusufit për kontributin e dhënë nëpërmjet publikimeve të tij në rangimin e UT-së në nature index.

Ai, po ashtu i shprehu falënderimet e tij profesorit për ngritjen e Universitetit të Tetovës në nivele të larta rangimi mbi bazë të publikimeve shkencore.
Duke marrë për bazë numërimin e të gjitha rezultateve kërkimore për Maqedoninë e Veriut, të publikuara nga 1 dhjetori 2021 deri më 30 nëntor 2022 në “nature index”, që disa vite me radhë, UT rangohet në krye të listës në nivel shteti falë publikimeve të Prof. Dr. Kimet Jusufit dhe profesorëve të tjerë të njësive tona akademike.

Përndryshe, nature index gjurmon kontributet në artikujt kërkimorë-shkencorë të botuar në 82 revista me cilësi të lartë të shkencave natyrore.

Baby Boo