Rekrutonte vajza për t’i martuar me luf*tëtarë të ISIS, gjykata lë në burg 43-vjeçaren. Çfarë tha në gjyq Lubjana Gjeçaj


Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Lubjana Gjecaj, e dënuar në Itali për përfshirje në organizatë terr*oriste.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se masa e sigurisë për të është dhënë me qëllim ekstradimin në Itali.
“Kam dijeni per vendimin e dhenë ndaj meje në Itali. Kam dashur të shkoj, të vuaj dënimin por s’më ka lejuar shteti italian. Do bëj kërkesë ta vuaj dënimin këtu”.

Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve dyshohet si pjesë e një celule te*rrori që rekrutonte vajza për t’i martuar me luf*tëtarët e IS*IS.
43-vjeçarja, pas kthimit nga Italia, ishte vendosur në zonën e Unazë së Madhe në Tiranë, ku jetonte me fëmijët e saj të mitur, ndërsa ishte shtëpiake.

Nga hetimet e kryera nga policia italiane, në bashkëpunim me atë shqiptare, Gjeçaj, ishte pjesë e ban*dës që u arr*estua në korrik të 2015-ës, në kuadër të operacionit ‘Martesa’ që u zhvillua në Itali, Lushnjë, dhe Kanada. Thuhet se grupi terr*orist në fjalë, gjente të rinj dhe i martonte ata në Turqi, e më pas i dërgonte ushtarë pranë IS*IS. Tashmë pritet ekstradimi i 43-vjeçares drejt shtetit italian.

Baby Boo