Rekordere botërore, shqiptarja që bëri krenar gjithë vendin nuk zgjedhet drejtoreshë e çerdhës


Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajt, me teknikën origami, kishte realizuar Flamurin e Kosovës të madh mbi 1,200 metra katrorë.

Punimi i saj ishte bërë për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Guinness World Record kishte aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami, shkruan Jepi zë.

Gruaja me mbulesë ishte emëruar ushtrues detyre drejtoreshës në çerdhën “Nëna Zahide” në Skënderaj, institucion që e udhëhoqi me shumë sukses, përcjell jepizë, mirëpo në konkursin e fundit ajo përmes një postimi ka njoftuar se nuk është përzgjedhur nga drejtoria e arsimit.

Postimi i plotë:

“Angazhimit im si Drejtoreshë e Qerdhes ‘Nëna Zahide’ në Skenderaj sot i erdhi fundi.

Per mua ka qenë kënaqësi të udhëheq këtë institucion drejt ngritjes dhe përmirësimeve të theksuara në nivelin e profesionalizmit, cilësisë së shërbimeve, kurrikules, aktiviteteve për fëmijët e deri në përmirësimin e kushteve fizike të objektit.

Megjithëkëto dhe dëshirën time për të kontribuar, në konkursin për drejtor/eshë të Qerdhes nuk u përzgjodha unë. Ndoshta rezultatet, përvoja dhe pavarësia e këtij institucioni parashkollor nuk janë në interesin primar te kësaj udhëheqsie. Siç nuk duket të jetë as perkrahja e shumë projekteve artistike.

Megjithatë unë do të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia në ngritjen e edukimit dhe mundësive për fëmijët tanë”.

Baby Boo