Rekomandimet e ministrit për mbrojtje nga koronavirusi


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk përsëri apeloi që qytetarët të cilët kanë qenë në ndonjë nga rajonet e rrezikuara në Italinë Veriore, të qëndrojnë në vet izolim 14 ditë, pasi që në këtë mënyrë mbrohet familja dhe bashkëqytetarët, ndërsa nëse gjatë kohës së izolimit ndjejnë simptoma, ta kontaktojnë Qendrën lokale për shëndet publik.

Autoriteteve, në kufij ose mjekëve, thotë Filipçe, tregojuni vetëm informacione të sakta.

“Fshehja e informatave nuk do t’ju mbrojë as juve as të afërmit e juaj. Kjo është e papërgjegjshme edhe ndaj tërë shoqërisë. Ruajeni higjienën personale dhe respektoni rekomandimet që 14 ditët e kaluara në mënyrë aktive i kemi komunikuar. Vetëm së bashku mund të mbrohemi dhe ta mbrojmë shëndetin publik. Shëndeti publik është përgjegjësia jonë e përbashkët. Secili prej nesh mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit dhe është i detyruar të sillet me përgjegjësi”, thekson ministri Filipçe.

Baby Boo