“Reket” në fazën përfundimtare, Boki 13 paraqet mbrojtjen e tij


Lënda gjyqësore për rastin “Reket” kundër të akuzuarve Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Katica Janeva, hyn në fazën përfundimtare të saj. Pas shumë dëshmive të prezantuara nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes në seancën e sotme, mbrojtjen e tij është paraparë ta jep i akuzuari Boki 13, gjegjësisht e akuzuara Katica Janeva.

Në seancën e fundit për këtë rast mbrojtja prezantoi disa prova materiale, mes të cilave la përshtypje padia penale e parashtruar nga ana e Janevës kundër Boki-13 për incizim të paligjshëm. Njëkohësisht mbrojtja e Boki-13 reagoi pasi Këshilli Gjyqësor nuk do t’i pranojë si dëshmitarë ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-drejtorin e DSK-së Goran Nikollovski.

Gjykimi për lëndën “Reket” filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë i akuzuari i dytë Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg.

Baby Boo