Reka tregon se si e qëlloi ditën kur Rusia do su*lmonte Ukrainën


Këshilltari i pavarur për çështje të sigurisë e gjeo-politikës në Britani të Madhe, Visar Reka, foli në Info Magazine të Klan Kosovës, duke treguar se si ia qëlloi për datën e saktë kur Rusia do të fillonte lu*ftën me Ukrainën.

“Fatkeqësisht isha i saktë. E thash këtë datë si datë e fillimit të lu*ftës duke u bazuar në kushtet meteorologjike, duhej temperaturë e ulët që të ngrijë toka, sot pati temperaturë në minus 5, çka e mundësoi lëvizjen e artelerive të rënda të Rusisë”, tha Reka.

Tutje Reka foli edhe për situatën në përfjithësi, duke thënë se Perëndimi nuk do të hyjë në lu*ftë me Rusinë.
“E vetmja gjë që mund të bëjë Perëndimi është ‘lëshoja rrugën budallës’. Konfrontimi i Perëndimit me Rusinë do të çonte në lu*ftë globale”.

“Ukraina është humbur, do të bie në duart e Rusisë, pyetja është se ku do të ndalet Putini, këtë frikë e kanë edhe Perëndimi e SHBA-ja”
Eksperti i sigurisë tha se Perëndimi i kishte garantuar mbrojtje Ukrainës, por se sipas tij, ata dështuan.

“Perëndimi ua ka borgj Ukrainës ndihmën. Në vitin 1995 ukrainasit i dorëzuan të gjitha armët bërthamore me garanci të Perëndimit se do i mbrojë nëse ka telashe. Kjo e ka obliguar Perëndimin që në rast të pushtimit të ndërhyjë, por kjo nuk ndodhi. Jo gjithçka që premtohet realizohet”, tha ai.
“Ukraina është një shembull tr*agjik i dështimit të ndërtimit të një arkitekture të sigurisë në Evropë, por ajo dështoi, dhe asgjë nuk do të jetë ashtu siç ishte sa i përket sigurisë dhe lidhjes mes Perëndimit dhe Rusisë”.

Sa i përket pasojave që situata në Ukrainë mund të sjellë në Ballkan, Reka u shpreh i bindur se nuk do të ketë eskalim të situatës për sa kohë që NATO është këtu.
“Qeni më i madh i mahalles është NATO dhe këta të tjerët janë këlyshë të vegjël që nuk kanë llogari të ballafaqohen me të”, tha Reka duke folur për rajonin e Ballkanit.

“Tani për tani Kosova është e sigurt, mirëpo shtetet përgatiten për skenarin më të keq, jo më të mirin. Skenari më i mirë është se NATO-ja është këtu, BE është stabile, Putini është mbytur në bazend, por zakonisht nuk qëndron ashtu për shumë gjatë. Skenari më i keq do të ishte një konflikt mbarë-evropian, ku Serbia do të mund të shfrytëzonte situatën, por ajo është larg nesh”.

“Shpresojmë se do të jetë i shpejtë përfundimi i gjithë kësaj, por besoj se do të jetë i gjatë”, përfundoi Reka.
“Nëse ukrainasit vendosin për strategji rraskapitëse, që do të thotë një luftë gjysmë-guerile në tokë, atëherë do të zgjasë shumë, por nëse përballen direkt me rusët, do të përshpejtonte fundin e lu*ftës”
“Si njeri është më mirë që të humbet lu*fta e të shpëtohen jetët e njerzve, por si politikan gjërat ndryshojnë”.

Baby Boo