Rejtingjet e partive sipas sondazhit të IRI-t


Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 21% e elektoratit do të votonin për LSDM-në, ndërkaq 20% për VMRO-DPMNE-në. Te blloku shqiptar, 7% do të votonin për BDI-në, 2% për Aleancën për Shqiptarët, 1% për Lëvizjen BESA të Billal Kasamit, 1% për Lëvizjen BESA të Afrim Gashit, 1% për PDSH-në dhe 1 % për partitë tjera. Këto janë të dhënat e anketës më të re të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), njofton Portalb.mk.

2% e të anketuarve kanë deklaruar se do ta prishnin fletëvotimin, 4% nuk do të votonin, 19% nuk janë të vendosur, ndërkaq 23% kanë refuzuar të përgjigjen./Pacensure

Baby Boo