Regjistrohet viktima e parë në SHBA nga koronavirusi


Një person në SHBA ka vdekur si pasojë e koronavirusit të shtunën. Pacienti ishte i shtrirë në një nga spitalet e shtetit të Washingtonit.
Ndërkohë, Presidenti amerikan, Donald Trump, më herët gjatë e ka siguruar popullin amerikan se SHBA-ja është plotësisht e gatshme që të përballet me përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Trumpi reagoi pasi demokratët e kritikuan administratën e tij për trajtimin që po ia bën koronavirusit, që tashmë është përhapur në dhjetëra shtete të botës.
Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane, në SHBA janë konfirmuar tri raste. Njëri prej tyre tashmë ka vdekur.

Deri më tash, më shumë se 50 shtete kanë raportuar raste të infektimit me koronavirus.
E këtyre së fundmi iu shtuan edhe Holanda, Danimarka, Lituania, Estonia e Nigeria.
Dhe në secilin prej tyre, të infektuarit janë persona që më herët kanë udhëtuar në Itali, vend ky që është shndërruar në vatrën evropiane të sëmundjes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Italia, Irani dhe Koreja Jugore tani janë në fokus të veçantë dhe se ndodhen në “pikën vendimtare” të përpjekjeve për shmangien e shpërthimit të mëtejmë.

Koreja Jugore ka aktualisht numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve, pas Kinës.
Vendi ka raportuar rreth 600 raste të reja të infektimit të shtunën për ta çuar shifrën e përgjithshme në mbi 2.500.
38-vjeçari, i njohur vetëm si Mattia, kishte shkuar në spitalin në Codogno, në Italinë Veriore, tri herë me simptoma të gripit, para se mjekët ta diagnostikonin me virusin që ka pushtuar botën.
Ndërkohë, i ashtuquajturi “superpërhapës” i koronavirusit në Evropë ka infektuar bashkëshorten e tij, dy doktorë, një grua të moshuar që më pas vdiq nga virusi dhe së paku nëntë të tjerë.

Atij i ishin përshkruar medikamente anti-grip dhe ishte dërguar në shtëpi duke vazhduar të infektonte të tjerë, pasi që mjekët nuk kishin menduar se sëmundja mund të kishte arritur, pasi ai s’kishte qenë në Kinë, që po cilësohet burimi i virusit.
Maratonisti ishte ankuar se nuk ndihej mirë më 14 shkurt dhe nuk ishte diagnostikuar deri më 20 shkurt, kur tek ai u zhvillua pneumonia.

Baby Boo