Regjistrimi, Zaev dhe BE sërish bëjnë shaka me shqiptarët


Në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, çështja e kombësisë ose përkatësisë etnike është kërkuar zakonisht në format e regjistrimit.

Nëse analizojmë regjistrimet në Evropën Qendore dhe Lindore, dizajni i pyetësorëve është shumë i ndryshëm. Formularët e regjistrimit të Hungarisë, Sllovakisë dhe Rumanisë dallohen për tiparet e mëposhtme. Aty theksohet rëndësia e përkatësisë etnike dhe e njëjta është e vendosur në pyetësorin apo formularin e regjistrimit…

Muhamer Pajaziti

Maqedonia është vendi i fundit në Europë që nuk ka bërë regjistrim të popullsisë për rreth dy dekada me radhë. Regjistrimi është vonuar për shkak të politikave të gabuara shtetërore, të cilat kanë për qëllim ta ulin numrin e qytetarëve jo maqedonas.

Kjo politikë është aplikuar veçanërisht ndaj shqiptarëve etnik, të cilët supozohet se përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë në vend. Ndërsa të drejtat e tyre varen nga përqindjet, masë kjo diskriminuese dhe e pa pranueshme për shtetë që pretendon të anëtarësohet në familjen evropiane.

Shqiptarët në këtë shtet në zonat ku janë mbi 20 për qind mund të ti realizojnë të drejtat e tyre në mënyrë më të plotë, ndërsa në zonat ku janë pakicë ata nuk kanë mundësi ta zhvillojnë dhe pasurojnë identitetin dhe kulturën e tyre.

Në aktin juridik më të lartë të shtetit shqiptarët, ose gjuha e tyre, simbolet nuk përmenden askund. A janë popull i 20 për qindshit.

Prandaj është mëse e nevojshme të merren parasysh këto rethana gjatë regjistrimit të ardhshmë, i cili pritet të organizohet në vitin 2019.

Qeveria e re në Shkup duhet të ndaloj avazin e vjetër duke aplikuar metoda të cilat kanë për qëllim akoma më shumë ta ulin numrin e shqiptarëve të vend, dhe të atyre që për shkak të diskriminimit shekullor kanë ikur për të punuar në Evropë, por që akoma investojnë dhe punojnë për në vendlindje. Madje me të ardhurat dhe dërgesat e tyre mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

Por, si duket kryeministri i ri dhe vartësit e tij nuk kanë qëllim të mirë, ata thirren në disa rregulla evropiane ku regjistrimi bëhet për të mbledhur informacion mbi arsimin dhe punësimin – por jo në përkatësinë etnike ose religion.

Mirëpo, kjo nuk është e verteta e plotë. Në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, çështja e kombësisë ose përkatësisë etnike është kërkuar zakonisht në format e regjistrimit.

Nëse analizojmë regjistrimet në Evropën Qendore dhe Lindore, dizajni i pyetësorëve është shumë i ndryshëm. Formularët e regjistrimit të Hungarisë, Sllovakisë dhe Rumanisë dallohen për tiparet e mëposhtme:

Aty theksohet rëndësia e përkatësisë etnike dhe e njëjta është e vendosur në pyetësorin apo formularin e regjistrimit;
lidhja e përkatësisë etnike me tema të tjera;
numrin e çështjeve që lidhen me përkatësinë etnike;
informacione të detyrueshme mbi rrëfimin dhe përkatësinë etnike;
Terminologjia në pyetësorët e përdorur për të identifikuar origjinën etnike;
gjuha e pyetësorëve.
Ndërsa, në shtetet me demokraci të zhvilluara, të cilat u garantojnë të drejtat themelore maksimale të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe fetare, regjistrimet nuk bëhen për të siguruar informacione rreth përkatësië etnike dhe fetare. Kjo bëhet edhe përfaktin se shumë evropianë nuk kanë dëshirë që të publikohen të dhënat e tyre për fenë dhe etninë, kjo për shkak të sigurisë.

Megjithatë, në këto shtete ka forma tjera dhe angjenci të cilat grumbullojnë numrin e saktë të të gjitha etniteteve dhe religjioneve.

Bashkimi Evropian duhet të dërgoj mesazhe të qarta për regjistrimin në Maqedoni dhe të lejojë persona dhe zyrtarë evropianë, që paguhen nga qeveria për të dhënë mesazhe se nuk ka nevojë për regjistrim të etnisë dhe religjionit.

Cdo ligj, norma dhe rregull vlen për një rreth dhe mentalitet të caktuar. Nuk mund të zbatosh ligje evropiane në një shtet që përdhosë të drejtat dhe liritë njerëzore. Në fund të fundit ligjet dhe normat duhet të kenë për qëllin të avansojnë të drejtat njerëzore, e jo ti cojnë ato në regres.

Heshtja e evropiane për 20 për qindshit dhe cështjen shqiptare në Maqedoni është e cuditshme.

Baby Boo